Rahoveci i bashkohet nismës për më shumë përgjegjësi dhe sundim të ligjit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur të enjtën në takim përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilëve iu dha mbështetjen e tij për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.

“Përmes nënshkrimit tim, dhashë mbështetjen për këtë nismë, e cila synon të forcojë përgjegjësinë për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të mbrojë paranë publike nga përdorimi për përfitime elektorale.

Ftoj qytetarët e Rahovecit t’i bashkohen nismës dhe ta mbështesin me nënshkrimin e tyre”, ka deklaruar kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ftesë për seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Deçanit

Komuna e Deçanit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, njofton anëtarët e Kuvendit …