Kryetari Ramosaj priti në takim përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka mirëpritur në Komunën e Deçanit përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), me të cilët zhvilloj një takim të rëndësishëm dhe përmbajtësor.

Gjatë takimit u diskutua iniciativa ligjore qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përmes së cilës synohet që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktohet si vepër penale, si dhe të sanksionohet penalisht përdorimi i parasë publike për përfitime elektorale gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

Si institucion që beson fuqishëm në sundimin e ligjit, respektimin e institucioneve dhe përgjegjësinë publike, kryetari Ramosaj shprehu gatishmërinë e tij për ta mbështetur këtë iniciativë dhe për të kontribuar në mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për procedimin e saj.

Ai ka falenderuar përfaqësuesit e IKD-së për angazhimin dhe për këtë iniciativë me rëndësi për demokracinë dhe sundimin e ligjit në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Lushtaku ka pritur në takim Dr.Feim Dragushën, autor i librit “Kontributi i Popullit dhe Qeverisë së Bruneit për Kosovën”

Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku së bashku me nënkryetarin Fadil Nura kanë pritur sot në …