Kryetari Lushtaku me bashkëpunëtor kanë zhvilluar vizita në shkolla dhe institucione parashkollore

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, së bashku me Nënkryetarin, z. Fadil Nura, Kryesuesen e Kuvendit Komunal, znj. Adelina Spahiu Alija, dhe Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, z. Kastriot Duraku, kanë zhvilluar vizita në shkolla dhe institucione parashkollore me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Gjatë këtyre vizitave, nga afër janë parë përgatitjet, kushtet dhe sfidat me të cilat po përballen nxënësit, fëmijët dhe stafi arsimor në nisjen e këtij viti shkollor.

Fillimi i këtij viti shkollor është shoqëruar edhe me sfida. Përkundër vështirësive financiare, kufizimeve buxhetore dhe nevojave të shumta në institucionet arsimore, janë bërë përpjekje të vazhdueshme që përgatitjet të jenë në nivelin e duhur dhe procesi edukativo-arsimor të nisë sa më mirë.

Angazhimi institucional mbetet i palëkundur për përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore dhe për krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Komuna e Skenderajt shpreh mirënjohje për mësimdhënësit, edukatorët, drejtuesit dhe gjithë stafin e institucioneve arsimore për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Lushtaku ka pritur në takim Dr.Feim Dragushën, autor i librit “Kontributi i Popullit dhe Qeverisë së Bruneit për Kosovën”

Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku së bashku me nënkryetarin Fadil Nura kanë pritur sot në …