Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Deliu-Kodra: PDK nuk do të qëndrojë duarkryq, do të kërkojmë kthimin e rendit kushtetues

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka paralajmëruar se partia e saj do të ndërmarrë veprime politike dhe parlamentare për rikthimin, siç ka thënë ajo, të rendit kushtetues në Kosovë, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e interpreton Kushtetutën në mënyrë të përshtatur me interesat e tij politike. Afati prej 30 ditësh tashmë ka kaluar dhe se vendi ndodhet jashtë afatit të përcaktuar. Sipas saj, shqetësuese është përpjekja për të krijuar një mënyrë të re interpretimi të afateve kushtetuese dhe ligjore, gjë që ajo e sheh si rrezik për funksionimin normal të institucioneve. Ajo ka bërë të ditur se PDK-ja, si forca kryesore opozitare, nuk do të qëndrojë pasive përballë kësaj situate dhe se deputetët e saj do të përdorin mandatin e marrë nga qytetarët për të kërkuar respektimin e rendit kushtetues. Deliu-Kodra ka theksuar se qëndrimet e partisë do të reflektohen edhe në veprimet e deputetëve brenda Kuvendit. “Ne s’kemi me qëndrua duarkryq”, ka deklaruar ajo, duke paralajmëruar angazhim të mëtejshëm politik deri në rikthimin, sipas saj, të rendit kushtetues. Deputetja e PDK-së ka kritikuar gjithashtu drejtuesit e LVV-së, duke thënë se as Albin Kurti, as kryetari i Kuvendit, Avni Dehari, e as ndonjë përfaqësues tjetër i kësaj partie nuk mund ta ndalë vullnetin politik dhe mandatin që deputetët e kanë marrë nga qytetarët. Deklaratat e Deliu-Kodrës vijnë në një kohë të përplasjeve të vazhdueshme politike për konstituimin e institucioneve dhe interpretimin e afateve kushtetuese, ndërsa opozita po kërkon zgjidhje për tejkalimin e ngërçit institucional.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja e cilëson antiligjore përpjekjen e Vetëvendosjes për ta formuar një komision hetimor parlamentar prej vitit 2006

Kujtim Shala i kundërpërgjigjet Lumir Abdixhikut

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka reaguar pas përplasjes së krijuar brenda partisë rreth kandidaturës …