Seanca e Kuvendit e thirrur për 9 shtator ka thelluar ndarjet brenda opozitës, pasi AAK pritet të mos marrë pjesë, ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja kanë konfirmuar praninë e deputetëve të tyre. AAK pritet të mbajë mbledhje të Kryesisë sot në mbrëmje, nën drejtimin e Ardian Gjinit, për të përcaktuar qëndrimin përfundimtar. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se, pavarësisht skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht, Kuvendi duhet të funksionalizohet, duke e lidhur këtë edhe me zhvillimet e 16 shtatorit në Hagë. Edhe LDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen, duke argumentuar se institucionet duhet të rikthehen sa më parë në funksion. Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, kishte shprehur më herët rezerva për pjesëmarrjen, duke vlerësuar se seanca është thirrur pasi kanë skaduar afatet kushtetuese. Për konstituimin e Kuvendit mbetet ende zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
