Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar që seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur për 9 shtator të përfundojë me konstituimin e Kuvendit dhe t’i hapë rrugë funksionalizimit të institucioneve. IKD-ja e ka vlerësuar si sinjal pozitiv vendimin e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancë, duke bërë thirrje që kjo të mos shndërrohet në një tjetër vazhdim të bllokadës institucionale. Sipas institutit, përgjegjësia tash është që procesi të përmbyllet me konstituimin e Kuvendit, pas së cilës do të mund të procedohej me zgjedhjen e Presidentit dhe formimin e Qeverisë. IKD-ja ka rikujtuar se afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit është tejkaluar, duke ia atribuar përgjegjësinë për këtë situatë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
