Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator të mblidhen në Hagë, në ditët kur pritet vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar që diaspora të jetë e bashkuar në këtë moment që e cilëson të rëndësishëm për Kosovën dhe historinë e saj. Përmes një njoftimi, platforma ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka qenë në komunikim me autoritetet holandeze, me qëllim krijimin e mundësisë për organizimin e tubimit në Hagë. “Ju ftojmë të gjithëve që në këto dy ditë të jemi bashkë në Hagë, në pritje të vendimit që shpresojmë dhe besojmë se do të jetë lirues”, thuhet në njoftimin e platformës. “Liria ka Emër” ka rikujtuar rolin e diasporës në përkrahjen e Kosovës gjatë periudhave më të vështira, duke theksuar se bashkatdhetarët kanë qenë pranë vendit në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë. Sipas platformës, edhe tani diaspora ndodhet përballë një momenti vendimtar dhe prania e saj në Hagë synon të përcjellë mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së dhe për atë që platforma e cilëson si të vërtetën e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në thirrje u kërkohet bashkatdhetarëve që, nëse kanë mundësi, të marrin pushim nga puna, ndërsa atyre që jetojnë më larg u bëhet thirrje të organizohen dhe të udhëtojnë drejt Hagës. “Le t’ua dëshmojmë edhe një herë miqve tanë dhe gjithë botës se diaspora nuk e harron sakrificën, nuk e harron lirinë dhe nuk e harron historinë”, thuhet në njoftim. Platforma ka bërë të ditur se për vendin dhe orarin e tubimit do të ketë njoftime të tjera në ditët në vijim, ndërsa mesazhi përmbyllës i thirrjes është: “Më 15 dhe 16 shtator, Kosova dhe diaspora – bashkë në Hagë. Për lirinë. Për të vërtetën. Për Kosovën.”

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Kosova po pret

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që …