Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur dëgjimi buxhetor publik me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2027.
Takimi u organizua nga Komiteti për Politikë dhe Financa, në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrën për Informim.
Qytetarët e pranishëm patën mundësinë të njoftohen me qarkoret buxhetore dhe të paraqesin propozimet, kërkesat dhe prioritete e tyre për investimet kapitale.
U theksua rëndësia e pjesëmarrjes publike në planifikimin financiar për të siguruar një buxhet sa më të drejtë dhe në shërbim të të gjitha komuniteteve.
Për të gjithë ata që nuk mundën të jenë të pranishëm, dërgimi i kërkesave, komenteve dhe sugjerimeve mbetet i hapur edhe përmes email-ave zyrtarë:
Dokumentet dhe prezantimet buxhetore vazhdojnë të jenë të qasshme në uebfaqen zyrtare të komunës dhe në Platformën e Konsultimeve Publike.
Falënderojmë të gjithë qytetarët për kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre!