Ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku

Apeli rrëzon aktgjykimin: Agim Çeku dhe nëntë ish-pjesëtarë të UÇK-së shpallen të pafajshëm në rastin e veteranëve

Gjykata e Apelit e Kosovës ka liruar nga akuzat ish-kryeministrin dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, si dhe nëntë të bashkakuzuarit në rastin e njohur për listat e veteranëve, duke konstatuar se nuk është provuar se ata kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Vendimi, i shpallur më 9 shtator 2026, ndryshon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila i kishte shpallur fajtorë dhe i kishte dënuar me nga një vit burgim Çekun, Sadik Halitjahn, Shkumbin Demaliajn, Qelë Gashin, Shukri Bujën, Ahmet Dakun, Rrustem Berishën, Faik Fazliun, Fadil Shurdhajn dhe Xhavit Jasharin. Ndërkohë, Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj, të cilët ishin liruar në shkallën e parë, janë lënë të lirë edhe nga Apeli, i cili ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale. Rasti lidhej me pretendimet e Prokurorisë se anëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së kishin keqpërdorur detyrën gjatë procesit të verifikimit dhe kategorizimit të aplikuesve për statusin e veteranit. Çështja kishte kaluar nëpër disa procese gjyqësore, përfshirë një kthim në rigjykim nga Apeli në vitin 2022, ndërsa në rigjykim Gjykata Themelore i kishte dënuar dhjetë të akuzuarit me nga një vit burgim.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Albin, herët a vonë do të përballesh me “fytyrën tënde të vërtetë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kryetari i komunës së Rahavecit Smajl Latifi, …