Yll Zekaj: Gjashtë vjet paraburgim në Hagë, masa e sigurisë është shndërruar në dënim

Avokati Yll Zekaj ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të procedurave në Hagë, duke thënë se pas ngritjes së aktakuzave kanë vazhduar bastisjet dhe mbledhja e provave, gjë që, sipas tij, ka krijuar pasiguri juridike për të akuzuarit dhe mbrojtjen. Një proces të rregullt penal aktakuza duhet të shënojë përmbylljen e hetimeve dhe t’i mundësojë mbrojtjes të dijë qartë me cilat prova do të përballet gjatë procesit gjyqësor. Kjo situatë ka ndikuar edhe në parimin e “barazisë së armëve”, pasi mbrojtja është përballur me vështirësi të mëdha në përgatitjen e rastit, ndërsa të akuzuarit kanë qëndruar në paraburgim për rreth gjashtë vjet. Zekaj tha se mbrojtja është gjendur përballë një dileme të vazhdueshme: të kërkojë përfundimin sa më të shpejtë të procesit për t’i nxjerrë të akuzuarit nga paraburgimi, apo të vazhdojë me mbledhjen dhe analizimin e provave për një përballje sa më të plotë me aktakuzën. Ai vlerësoi se paraburgimi, i cili sipas tij duhet të shërbejë si masë për sigurimin e të pandehurit gjatë procedurës, në rastin e të akuzuarve në Hagë është zgjatur në atë masë saqë “është shndërruar në dënim”. Për këtë arsye, Zekaj tha se ka qenë në interes të mbrojtjes që procesi të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që të akuzuarit të kenë mundësinë të lirohen nga paraburgimi dhe të marrin një vendim përfundimtar për akuzat ndaj tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti hesht për marshin në mbështetje të UÇK-së, shmang pyetjen nëse do t’i bashkohet protestës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zgjedhur të mos japë përgjigje lidhur me pjesëmarrjen e …