Dy breza të bashkuar përmes librit

Në kuadër të projektit “Aktivizimi Social i të Moshuarve”, në SHFMU “Ibrahim Mazreku” u realizua një aktivitet që bashkoi nxënësit e klasave të para me gjyshërit dhe gjyshet e tyre, përmes librit, leximit dhe aktiviteteve kreative.

Në aktivitet morën pjesë Shefi i DKA-së, z. Sabit Berisha, drejtoresha e OJQ “Miqësia”, znj. Valdete Sadriu, si dhe gjyshër e gjyshe të shumtë, të cilët me praninë, përvojën dhe ngrohtësinë e tyre e begatuan këtë ditë.

Libri u bë ura që bashkoi dy breza – përvojën dhe urtësinë e gjyshërve me dijen, kureshtjen dhe ëndrrat e fëmijëve që sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre shkollor.

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e aktivitetit, e në veçanti gjyshërit dhe gjyshet që ndanë këto momente të çmuara me nipat dhe mbesat e tyre.

Projekti mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga UNDP, në partneritet me Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: SOT MORI NJË “PO” PRISHTINA QË DUAM!

Kuvendi komunal i Prishtinës ka miratur projektin e Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion …