Mbahet dëgjimi i fundit publik për hartimin e Projektbuxhetit për vitin 2027

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, së bashku me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, kanë zhvilluar dëgjimin e fundit publik për hartimin e Projektbuxhetit të Komunës për vitin 2027.

Sipas kryesuesit Zariqi, ky dëgjim publik është organizuar pas dorëzimit të Projektbuxhetit nga Ekzekutivi Komunal, me qëllim që të diskutohen ide, kërkesa dhe propozime të ndryshme nga qytetarët, të cilat mund të përfshihen në dokumentin përfundimtar.

Me këtë rast, kryesuesi Zariqi i ka njoftuar të pranishmit në detaje lidhur me Projektbuxhetin, duke theksuar se buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2027 kap shumën prej 56 milion e 102 mijë e 329 euro.

Qytetarët e pranishëm në këtë dëgjim publik kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e tyre, ku shumica e tyre kanë qenë të fokusuar në rregullimin e rrugëve, zgjerimin dhe rregullimin e rrjetit të kanalizimit, ndriçimin publik, si dhe çështje të tjera me rëndësi për komunitetin.

Projektbuxheti i Komunës së Ferizajt pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila është paraparë të mbahet më 30 shtator 2026.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti nis punëtoria për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve organike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim homologun e tij …