Bashkë në pritje të drejtësisë në Sheshin Adem Jashari në Skenderaj!

Komuna e Skenderajt përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook njofton qytetarët se nesër ( e mërkurë 16.09.2026), nga ora 09:00, në Sheshin “Adem Jashari”, fillon organizimi për përcjelljen e vendimit të Gjykatës në Hagë për Çlirimtarët, i cili pritet të shpallet nga ora 10:00.

Komuna fton qytetarët që të jenë të pranishëm dhe ta përcjellim së bashku këtë moment të rëndësishëm në ekranin e madh, me shpresën që drejtësia do të triumfojë dhe Çlirimtarët tanë do të shpallen të pafajshëm.

Bashkë në pritje të drejtësisë, thuhet në fund të njoftimit të Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva intensifikon fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore, vetëdijesohen edhe nxënësit

Komuna e Malishevës po vazhdon angazhimin për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, përmes aktiviteteve …