Smajl Latifi: Katërshja e madhe e UÇK-së, u përballën me gjyqin më të padrejtë në histori të botës

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në një postim të tij në Facebook, pas aktgjykimit dënues për krerët e UÇK-së se katërshja e madhe e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u përballën me gjyqin më të padrejtë në histori të botës,.

“Asnjëherë në emër të popullit të Kosovës!

Asnjëherë në emër të popullit për të cilin luftuat!

Liria që gëzojmë sot e ka zhurmën e hapave të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo liri e ka një çmim: gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën mbinjerëzore të një populli të tërë.

Sot, katërshja e madhe e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u përballën me gjyqin më të padrejtë në histori të botës, jo për veten e tyre, por për pastërtinë e historisë sonë. Tendenca për të njollosur luftën tonë çlirimtare është tendencë për të tjetërsuar të vërtetën e Kosovës. Historia nuk zhbëhet dhe as nuk ndryshohet dot nëpër salla gjyqesh!

Përjetë UÇK!

Përjetë krenar me luftën e UÇK-së për liri!

Kurrë në emrin tim!

Me ju sot, nesër dhe përgjithmonë”, thuhet në postimin e kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi: Flora Brovina ishte një zë i fuqishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë

Me rastin e ndarjes nga jeta të Dr. Flora Brovina, kryetari i komunës së Rahovecit, …