Një verdikt i padrejtë dhe i rëndë për të gjithë ne, por beteja nuk përfundon këtu ka reaguasr me një postim në rrjetet sociale, kryetari i Prishtinës Përparim Rama pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ku dënoi me nga 25 vite ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaqin dhe Jakup Krasniqin me 18 vite Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin.
Por ky nuk është fundi. Beteja vazhdon për të vërtetën, për drejtësinë, për dinjitetin dhe për mbrojtjen e luftës çlirimtare të UÇK-së.
Sot, më shumë se kurrë, na duhet të qëndrojmë bashkë. Ka momente që na sprovojnë si shoqëri, por pikërisht atëherë duhet të na bashkojë ajo që është më e madhe se secili prej nesh: respekti për sakrificën, për historinë tonë dhe për të vërtetën.
Në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë familjeve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Një verdikt mund të shënojë një moment të vështirë, por nuk e përfundon betejën për drejtësi. Ajo vazhdon institucionalisht, ligjërisht dhe me dinjitet.
Qëndrojmë bashkë. Me dinjitet. Me unitet. Me vendosmëri, ka shkruar kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.