Bashkëshortja e Jakup Krasniqit, Sevdije Krasniqi, ka reaguar pas dënimit të tij me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte. Në një deklaratë për Top Channel, ajo tha se Krasniqi i ka thënë familjes se ndihet i qetë, pasi mohon të ketë kryer veprat për të cilat është dënuar. Sevdije Krasniqi bëri të ditur se mbrojtja do të apelojë vendimin dhe u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen dhe ta kundërshtojnë Gjykatën Speciale. Ndërkohë, sipas mesazhit që Krasniqi i ka dërguar familjes pas vendimit, ai ka deklaruar se nuk i ka bërë keq askujt dhe e ka cilësuar procesin si “drejtësi të korruptuar në favor të Serbisë”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
