Në Kalabri, aty ku shqipja vazhdon të flitet dhe Arbëria jeton prej shekujsh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, bashkë me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Fatmir Iskën, Shefin e Kabinetit, Ardit Halilajn dhe Drejtorin e Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Altin Zhuniqin, me ftesë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, qëndruan për disa ditë në trevat arbëreshe të Kalabrisë.

Ata u pritën në Spezzano Albanese (Spixano), Frascineto (Frasnito, Civita (Çifti), San Demetrio Corone (Shën Mitër Korona) dhe San Costantino Albanese (Shën Konstantini), ku zhvilluan takime me përfaqësues institucionalë dhe vizituam qendra të rëndësishme arbëreshe, duke shkëmbyer ide dhe përvoja për mundësi të reja bashkëpunimi.

Kryetari Latifi ka njoftuar se kanë vizituar edhe katundin e Jeronim De Radës, Macchia Albaneze (Maqi) dhe varrin e tij, si dhe kolegjin Shën Adrianit në Shën Mitër Korona.

Në kuadër të “EXPO ARBËRIA”, bashkë me përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe trevat arbëreshe, u bashkuan rreth kulturës, trashëgimisë dhe identitetit kombëtar.

Të shohësh në këto treva gjuhën shqipe, veshjet, këngët, zakonet dhe traditat e ruajtura për më shumë se pesë shekuj, është një përjetim i veçantë dhe një dëshmi e fuqisë së identitetit tonë. Kjo trashëgimi na jep edhe mundësinë të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi, veçanërisht në kulturë, turizëm, ekonomi dhe për rini.

Në këtë bashkim të shqiptarëve nga të gjitha trevat, shprehëm edhe solidaritetin tonë me ish-krerët e UÇK-së dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri, duke përcjellë mesazhin: “Liri për çlirimtarët!”

Nga Kalabria kthehemi me një bindje të fortë: kufijtë mund të na ndajnë, por historia, gjuha dhe gjaku shqiptar na bashkojnë. ka shkruar kryetari i Tahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Më afër të moshuarve pa përkujdesje familjare

Në Shtëpin e të Moshuarve pa Përkujdesje Familjare në Kryeqytet, 13 rezidentë janë pajisur me …