Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se disa persona kanë zhvilluar propagandë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, me qëllim të shkatërrimit të tij. Ai ka theksuar se secili pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur rolin e vet gjatë luftës dhe se këto që po i mveshen ish kryetarit Hashim Thaçi, janë pallavra. “Le more, po çfarë urdhra, çfarë pallavra! Secili e ka pasur rolin e vet në UÇK. Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë” ka theksuar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
