Ish-gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka kërkuar që Kuvendi të mbaj sa më shpejtë seancë

Ish-gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka vlerësuar që Kuvendi i Kosovës duhet që sa më shpejtë të mbaj seancë për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara i propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës. Ai ka kërkuar që Kuvendi të thërrasë sa më shpejt seancën për ta proceduar Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Gjatë intervistës për Kosovapres, ish-gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka theksuar se projektligji i proceduar në Kuvend nga Qeveria duhet të kalojë me urgjencë në parlament, për shkak të afatit të shkurtër kushtetues për zgjedhjen e presidentit deri më 6 tetor. Ai ka theksuar se për të hyrë në fuqi ligjet në Kosovë, votohen në dy lexime. Diferenca mes dy leximeve sipas tij, duhet të jetë minimalisht 72 orë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Disa persona kanë zhvilluar propagandë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, me qëllim të shkatërrimit të tij

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se disa persona kanë zhvilluar propagandë kundër …