Është mbajtur mbledhja e tetë e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesi i Komitetit, z. Shkëlzen Berisha.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan pikat e rendit të ditës, përfshirë raportin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim (ZLK), gjendjen e komuniteteve jo shumicë në prag të sezonit të dimrit, si dhe çështje të tjera me interes për këto komunitete.
Në raportimin e Zyrës Lokale për komunitete (ZKL), z. Shaban Peqinoviq bëri të ditur se gjatë muajit shtator janë pranuar kërkesa për vërtetim të nacionalitetit nga pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë.
Për shkak të agjendës së paracaktuar, Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, nuk pati mundësi të merrte pjesë në këtë mbledhje.
Në pikën Të ndryshme, anëtarët e Komitetit diskutuan për vijueshmërinë e nxënësve të komuniteteve jo shumicë në shkolla. Me këtë rast, u theksua se, pas vizitave të realizuara në shkolla dhe kontakteve me prindërit, situata është përmirësuar dukshëm.