AKK organizoi Konferencën “Prioritetet strategjike për avancimin e barazisë gjinore në nivel lokal”

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), përmes Kolegjiumit për Barazi Gjinore dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, organizoi konferencën kushtuar avancimit të barazisë gjinore në nivel lokal. Konferenca mblodhi zyrtarë komunalë për barazi gjinore, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe ekspertë, duke krijuar hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e prioriteteve për veprim.

Panelet e diskutimit trajtuan këto tema kryesore:

Buxhetimi me përgjegjësi gjinore dhe qeverisja lokale, me kontributin e z. Salvador Elmazi nga Ministria e Financave, me fokus në integrimin e perspektivës gjinore në planifikimin dhe buxhetimin komunal.

Parandalimi dhe adresimi i dhunës ndaj grave dhe shërbimet për viktimat, me kontributin e z. Basri Kastrati, Zëvendës Avokat i Popullit, duke theksuar rëndësinë e koordinimit institucional dhe qasjes në shërbime cilësore.

Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i grave në vendimmarrje, me fokus në fuqizimin e rolit të grave dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për pjesëmarrjen e tyre publike dhe politike. Në këtë panel kontribuuan me prezantime përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Arben Shehu dhe znj. Besarta Halimi

Të dhënat dhe mbrojtja e privatësisë, me kontributin e znj. Krenare Sogojeva, Komisionere në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, mbi rëndësinë e të dhënave të ndara sipas gjinisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Digjitalizimi dhe inovacioni në funksion të barazisë gjinore, me kontributin e ekspertit për transformimet digjitale, z. Besart Vllahinja.

TAKIMI I KOLEGJIUMIT TË ZYRTARËVE KOMUANL PËR BARAZI GJINORE

Në kuadër të konferencës, Kolegjiumi rishikoi planin e punës dhe objektivat për periudhën 2026–2027, identifikoi sfidat dhe përcaktoi aktivitetet, afatet e realizimit dhe nevojat për zhvillimin e kapaciteteve. AKK prezantoi gjithashtu gjetjet nga vlerësimi i nevojave të anëtarëve të Kolegjiumit, të realizuar përmes pyetësorëve.

Konferenca rezultoi me identifikimin e rekomandimeve për forcimin e buxhetimit me përgjegjësi gjinore, rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, përmirësimin e shërbimeve për viktimat e dhunës dhe avancimin e qeverisjes lokale gjithëpërfshirëse.

AKK, përmes Kolegjiumit për Barazi Gjinore, do të vazhdojë të mbështesë komunat, të forcojë kapacitetet e zyrtarëve dhe të avokojë për integrimin e perspektivës gjinore në politikat, buxhetet dhe shërbimet komunale.

AKK falënderon Misionin e OSBE-së në Kosovë për mbështetjen, si dhe të gjithë panelistët dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe bashkëpunimin.

Kontrolloni gjithashtu

Në Skenderaj funksionalizohen shërbimet specialistike nga Gjinekologjia, pulmologjia, fizioterapia

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së …