Vlora Çitaku: Ndryshimet për Specialen synojnë, sipas PDK-së, drejtësi të drejtë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk kanë për qëllim shmangien nga drejtësia, por, sipas saj, kthimin e procesit gjyqësor në Hagë në binarë të drejtë. Çitaku e cilësoi ligjin si hap të rëndësishëm, por theksoi se zbatimi i tij u takon institucioneve të Kosovës. “Ligji në asnjë pikë, në asnjë presje, në asnjë shkronjë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë”, tha ajo, duke shtuar se synimi është garantimi i një procesi të drejtë. Çitaku kritikoi mënyrën se si, sipas saj, ka ecur procesi në Hagë. Ajo tha se Gjykata Speciale u themelua në kontekstin e pretendimeve për trafikim organesh, por shprehu pakënaqësi që procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka marrë, sipas saj, drejtim tjetër. Çitaku kundërshtoi veçanërisht paraqitjen e luftës çlirimtare si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Çështja ka nxitur reagime të ndryshme në Kosovë dhe ndërkombëtarisht, ndërsa debati për pasojat juridike të ndryshimeve mbetet i hapur.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti kroat Peternel: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur

Deputeti kroat Igor Peternel ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Ai …