OVL e UÇK-së paralajmëron protesta masive nëse nuk zbatohet ligji për Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka reaguar komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka kundërshtuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. OVL e UÇK-së thotë se komisionerja duhet të merret me pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor në Hagë, jo me nismat ligjore të deputetëve të Kosovës. Në komunikatën e saj, organizata i referohet shqetësimeve të ngritura nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut të Shoqatës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit. Ajo gjithashtu citon vendimin KSC-CC-2022 të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se ky vendim njeh të drejtën e Kuvendit për të kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara me ligj. OVL e UÇK-së kërkon që ligji i miratuar nga Kuvendi të zbatohet plotësisht pasi të hyjë në fuqi. Ajo paralajmëron se, nëse zbatimi nuk nis, veteranët dhe qytetarët do t’i rifillojnë protestat masive para institucioneve të Bashkimit Evropian në Kosovë. Organizata e cilëson Kuvendin institucion përfaqësues të vullnetit të qytetarëve dhe thotë se presioni ndaj ushtrimit të mandatit të tij është i papranueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti kroat Peternel: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur

Deputeti kroat Igor Peternel ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Ai …