Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u takua me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Në takim u diskutuan marrëdhëniet Kosovë-SHBA, rikthimi i dialogut strategjik dhe synimi i Kosovës për anëtarësim në NATO. Sipas Presidencës, Shiroka-Pula e cilësoi mbështetjen amerikane si kyçe për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe tha se anëtarësimi në NATO do të kontribuonte në sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Presidentja i ndau senatores Shaheen Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj ndaj Kosovës. Presidenca veçoi edhe angazhimin e senatores për vazhdimin e pranisë ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
