Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim përfaqësuesit e projektit DEMOS, si dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe ambasadat e Suedisë dhe Zvicrës.
Gjatë takimit u diskutua për Grantin e Performancës Komunale dhe projektin DEMOS, me theks të veçantë në rezultatet e arritura, përmirësimin e qeverisjes lokale dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale.
Kryetari Ramosaj vlerësoi lart bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre në avancimin e proceseve komunale dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Në përfundim të takimit, kryetari Ramosaj falënderoi përfaqësuesit për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komunën e Deçanit.