Akademiku Arsim Bajrami ka propozuar një draft-strategji shtetërore për dokumentimin historik, propozohet një program kombëtar që do të përfshinte hulumtime për rrethanat e luftës, veprimtarinë e UÇK-së, represionin dhe pasojat humanitare, ndërhyrjen ndërkombëtare dhe procesin e shtetformimit. Drafti parasheh gjithashtu digjitalizimin e dokumenteve, botimin e studimeve dhe bashkëpunimin me institucione akademike e shkencore. Strategjia përfshin edhe hartimin e një plani diplomatik për informimin e partnerëve ndërkombëtarë mbi kontekstin historik, politik e juridik të luftës. Aktivitetet, sipas propozimit, do të mbështeteshin në dokumentacion të verifikueshëm dhe do të respektonin pavarësinë e gjykatës. Dokumenti thekson se përgjegjësia penale individuale duhet të përcaktohet mbi bazën e provave dhe standardeve juridike, ndërsa vlerësimi historik kërkon hulumtim të pavarur dhe dokumentim të verifikueshëm. Drafti thotë se strategjia nuk synon të ndërhyjë në pavarësinë e gjykatave apo të paragjykojë rezultatin e procedurave. Propozimi përfshin tri faza zbatimi: krijimin fillestar të mekanizmave dhe planifikimin e burimeve brenda vitit të parë; zhvillimin e projekteve hulumtuese e akademike gjatë një deri në tre vjetëve; dhe institucionalizimin e programit e të infrastrukturës dokumentare në periudhën tre deri në pesë vjet e më tej. Dokumenti, i datuar në Prishtinë më 14 tetor 2026, paraqitet si drafti i parë dhe, sipas sqarimit të autorit, pritet të plotësohet e ndryshohet nga organi kompetent.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
