Përplasje mes Vlora Çitakut dhe Krenare Çerkinit në Komisionin për Integrim Evropian

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, u përplasën gjatë një mbledhjeje të Komisionit për Integrim Evropian lidhur me pjesëmarrjen e deputetëve dhe kuorumin. Çitaku kritikoi mungesën e disa anëtarëve të shumicës parlamentare, duke thënë se prania e opozitës mundësoi mbajtjen e mbledhjes. “Po të mos ishim ne nga opozita këtu, mbledhja do të dështonte, sepse nuk ka kuorum. Është mirë që ta marrin më seriozisht”, tha ajo. Çerkini u përgjigj se në mbledhje mungonin edhe disa anëtarë të opozitës dhe se kërkesa për pjesëmarrje duhej të vlente për të dyja palët. Çitaku tha se sigurimi i kuorumit është përgjegjësi e pozitës, ndërsa opozita ka të drejtë të vendosë politikisht nëse merr pjesë në mbledhje apo seanca plenare. Debati vijoi pasi Çerkini bëri thirrje që deputetët të marrin pjesë për hir të interesit publik. Çitaku kundërshtoi atë që e quajti leksion politik e moral dhe përmendi se PDK-ja kishte votuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërsa VV-ja jo. “Na kurseni nga leksionet morale politike, sepse përfaqësoni një subjekt që as Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit nuk e ka votuar”, tha Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Dick Marty

Serge Métais: Dick Marty mund të jetë shfrytëzuar nga dezinformimi rus

Studiuesi francez Serge Métais pretendon se shërbimet ruse të ndikimit mund ta kenë shfrytëzuar ish-prokurorin …