Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka thënë se vendi synon të avancojë drejt anëtarësimit në NATO, duke e cilësuar Partneritetin për Paqe si pjesë të rëndësishme të kësaj rruge. Ajo vlerësoi rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë për më shumë se 27 vjet dhe tha se, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, janë ndërtuar e fuqizuar institucionet vendore të sigurisë. “Sot institucionet tona mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për reagimin ndaj sfidave të sigurisë dhe për mbrojtjen e qytetarëve”, tha Shiroka-Pula. Presidentja theksoi se Partneriteti për Paqe dhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin e publikut. Ajo tha se Kosova mirëpret praninë e aleatëve, pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta dhe angazhimin në misione ndërkombëtare, në përputhje me strategjinë dhe synimet e saj për anëtarësim në NATO.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
