PRotestat e studentëve, që kanë hyrë në ditën e tretë, janë zhvilluar të enjten edhe jashtë Tiranës. Tensione dhe përplasje mes protestuesve e policisë janë raportuar në Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan dhe qytete të tjera. Në Korçë, gjatë përleshjeve është dhunuar shefi i komisariatit, ndërsa disa protestues janë shoqëruar nga policia. Në Elbasan janë raportuar akte dëmtimi në qytet, kurse në Shkodër ka pasur përplasje dhe shoqërime protestuesish. Situata është përshkallëzuar edhe në Durrës: janë djegur kosha mbeturinash, është thyer dera e Prefekturës dhe protestuesit kanë hyrë në godinë. Dëme janë raportuar edhe në hapësirat e jashtme të Bashkisë, ku janë djegur pemë. Ndërkohë, në Tiranë janë shënuar përplasje dhe dëme në institucione e prona publike dhe private.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
