Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dënon dhunën dhe dëmtimin e pronës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka dënuar aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave në kryeqytet. Në reagimin e saj, Dhoma përmend sulmet ndaj institucioneve, bankave, qendrave tregtare dhe bizneseve. Ajo thekson se protesta paqësore është e drejtë themelore në një shoqëri demokratike, por pakënaqësitë apo përplasjet politike nuk mund të justifikojnë dhunën, zjarrvënien dhe vandalizmin. “Bizneset, punonjësit dhe pronat e tyre nuk mund të bëhen shënjestër e tensioneve politike”, thuhet në reagim. Sipas Dhomës, dëmtimi i një biznesi prek jo vetëm pronarët, por edhe punonjësit, klientët dhe ekonominë e qytetit. Ndërsa dëmtimi i pronës publike, theksohet më tej, rëndon mbi të gjithë taksapaguesit. Në përfundim, Dhoma i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të marrin masa për parandalimin e dhunës, rritjen e sigurisë në zonat e rrezikuara dhe mbrojtjen në kohë të jetës dhe pronës publike e private.

Kontrolloni gjithashtu

Kaos në Tiranë: protesta përshkallëzohet, sulmohen institucione e biznese

Protesta në Tiranë u shndërrua në përplasje të dhunshme, ndërsa protestuesit u zhvendosën në disa …