Kurti: Buxhet për ish-krerët e UÇK-së në vitin 2027, strategjia për Hagën nis punën

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se në buxhetin e vitit 2027 do të përfshihet mbështetja financiare për katër ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit në Hagë. Një ditë pas formimit të Grupit Punues për hartimin e strategjisë shtetërore, Kurti ka deklaruar në Kuvend se fillimisht do të përcaktohen mekanizmat dhe masat e nevojshme, e më pas kostot e zbatimit. Grupi do të analizojë aktgjykimet e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë dhe do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion dhe ekspertizë profesionale, përfshirë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë. Kurti ka theksuar se strategjia do të hartohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe mbipartiake. Përmbajtja konkrete dhe kostot e saj do të përcaktohen pas rekomandimeve të Grupit Punues, ndërsa vendimmarrja për çështjen penale mbetet në kompetencën e gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer: Asociacioni vetëm pas eliminimit të kërcënimeve ndaj sovranitetit

Eksperti amerikan ka theksuar se pranimi i Asociacionit nga Kosova duhet të lidhet me eliminimin …