Komuna e Vitisë vlerëson kontributin 40-vjeçar të mësimdhënësit Feriz Muharremi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim mësimdhënësin Feriz Muharremi, me rastin e pensionimit të tij, pas 40 vjetësh kontribut në fushën e arsimit.

Në këtë takim, kryetari Haliti ishte i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, dhe përfaqësues të tjerë, e vlerësuan lart punën, përkushtimin dhe angazhimin shumëvjeçar të mësimdhënësit Muharremi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të shumta.

Me këtë rast, kryetari Haliti dhe drejtoresha Ajeti i shprehën mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tij ndër vite dhe kryetari Haliti ja ndau atij një mirënjohje në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në arsim.

Përndryshe Feriz Muharremi, gjatë karrierës së tij profesionale, ka dhënë një kontribut të çmuar në arsim, ndërsa së fundmi ka punuar në shkollën “Nijazi Rexhepi”, në Sllatinë të Epërme, përkatësisht në paralelen e ndarë në Tërstenikë.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani festoi Ditën e Gështenjës – simbol të traditës dhe trashëgimisë sonë!

Në Deçan u mbajt Festa Tradicionale “Dita e Gështenjës”, një aktivitet që promovon vlerat kulturore, …