Ganimete Musliu

Ganimete Musliu mbron kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend: Përmirësimi nuk është tërheqje, angazhimi vazhdon

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas debatit të krijuar rreth kërkesës së partisë së saj për rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, duke këmbëngulur se ky veprim nuk përbën tërheqje nga qëndrimi për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Musliu ka bërë të ditur se PDK-ja e ka ndërmarrë zyrtarisht hapin për rishqyrtimin e ligjit, me arsyetimin se synon të adresojë vërejtjet dhe të forcojë sigurinë juridike, si dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. “Përmirësimi i ligjit nuk është tërheqje”, ka theksuar Musliu, duke insistuar se angazhimi i partisë do të vazhdojë deri në hyrjen e tij në fuqi. Ajo ka ritheksuar se mbrojtja e UÇK-së është përgjegjësi kombëtare dhe shtetërore, ndërsa ka konfirmuar se PDK-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje profesionale dhe financiare për mbrojtjen e ish-krerëve dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë. “UÇK-ja është historia jonë e lirisë, ndërsa mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare është zotim që nuk negociohet. Nuk do t’i lëmë vetëm. As sot, as nesër!”, ka shkruar Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Halil Kastrati dhe Bekim Jashari bashkojnë zërin për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Halil Kastrati dhe Bekim Jashari bashkojnë zërin për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Halil Kastrati dhe Bekim Jashari kanë përcjellë një mesazh të përbashkët për shqiptarët e Preshevës, …