Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë parandalimin e dhunës gjatë protestave, mbrojtjen e pronës dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për dëmet e shkaktuara. Paketa vjen pas tensioneve dhe akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës së së shtunës në Tiranë. Sipas qeverisë shqiptare, masat mbështeten në parimin se protesta paqësore është e drejtë që duhet mbrojtur, ndërsa dhuna dhe dëmet e shkaktuara duhet të kenë pasoja ligjore.  Gjashtë pikat e paketës kundër dhunës urbane janë:

  1. Dëmshpërblimi i bizneseve: Kompensim nga 70 deri në 100 për qind për bizneset e vogla të dëmtuara gjatë protestave.
  2. Ligji “Kush thyen, paguan”: Autorët e dëmeve do të mbajnë përgjegjësi financiare dhe mund të gjobiten deri në 500 mijë lekë.
  3. Ndryshimet në ligjin për tubimet: Kompetenca më të gjera për policinë, perimetra sigurie deri në 72 orë dhe masa kundër dhunës gjatë protestave.
  4. Regjistri i posaçëm elektronik: Regjistrim i personave nën hetim ose të referuar për vepra penale kundër sigurisë publike.
  5. Kodi i Etikës për mësuesit: Masa disiplinore ndaj mësuesve që nxisin ose organizojnë përfshirjen e të miturve në tubime.
  6. Ndryshimet në Kodin Penal: Ashpërsim i dënimeve për shkatërrimin e pronës, sulmet ndaj policisë, nxitjen e dhunës dhe kërcënimet online.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja dhe senatori amerikan dënojnë dhunën gjatë zgjedhjeve në Serbi

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për incidentet e dhunshme të raportuara në disa …