Kadri Kryeziu kritikon kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, e ka vlerësuar si të punuar mirë Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është dashur ta nënshkruajë atë dhe jo ta kthejë në Kuvend. Kryeziu tha se presidentja nuk është dashur të përfshihet në një situatë të tillë politike, veçanërisht në fillim të mandatit të saj. Sipas tij, kthimi i ligjit në Kuvend mund të çojë në një përplasje institucionale, pasi deputetët kanë mundësi ta miratojnë përsëri, duke tejkaluar vendimin e presidentes. “Unë konsideroj se është presidentja e re në detyrë, jo në kuptimin e moshës, dhe nuk është dashur të hyjë në këto situata të palakmueshme dhe ta kthejë ligjin në Parlament”, u shpreh Kryeziu. Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, Kuvendi mund ta tejkalojë kthimin e ligjit me 60 ose 61 vota, pas së cilës ligji do të hynte në fuqi drejtpërdrejt. Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend nga presidentja Justina Shiroka-Pula u bë të enjten, më 22 tetor, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, subjektit politik që e kishte iniciuar nismën ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja dhe senatori amerikan dënojnë dhunën gjatë zgjedhjeve në Serbi

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për incidentet e dhunshme të raportuara në disa …