Albulena Haxhiu: Kuvendi duhet të vendosë për Ligjin e Speciales, Komisioni ka katër javë kohë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kuvendi duhet të votojë pro ose kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pas kthimit të tij nga presidentja. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu bëri të ditur se çështja i është përcjellë Komisionit për Legjislacion, i cili ka katër javë kohë për të shqyrtuar aspektet juridike dhe për t’i paraqitur më pas Kuvendit rekomandimet e tij. Sipas Haxhiut, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit, kthimi i ligjit nga presidentja përbën veto, ndërsa vendimi përfundimtar i takon deputetëve. Ajo njoftoi gjithashtu se Kuvendi do ta bëjë publike shkresën e presidentes, nëse ajo ende nuk është publikuar, duke vlerësuar se dokumenti nuk përmban ndonjë çështje të veçantë të theksuar. Haxhiu konfirmoi se ka pasur komunikime me Grupin Parlamentar të PDK-së lidhur me këtë çështje, por theksoi se shqyrtimi duhet të bëhet nga Komisioni për Legjislacion. Ndërkohë, ajo kërkoi që vëmendja të përqendrohet edhe te puna e grupit punues për hartimin e strategjisë për procesin e apelit në rastet që lidhen me Gjykatën Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria shqyrton ankesën e Arlindës, tri ditë para se ajo të vritej

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se më 22 tetor kishte pranuar një parashtresë nga …