Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.R., nën dyshimin për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Sipas Prokurorisë, grupi i armatosur dyshohet se synonte destabilizimin e Kosovës dhe shkëputjen e veriut për t’ia bashkuar Serbisë. Në sulm u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë u plagosën ose u lënduan. Më 11 shtator 2024, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për këtë rast. Sipas njoftimit, S.R. ndodhet në paraburgim.