Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të dytë Projektligjin nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në votimin për miratimin e projektligjit, 66 deputetë kanë votuar pro.
Projektligji synon krijimin e mekanizmave për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe përcaktimin e procedurave për konfiskimin e saj, në përputhje me dispozitat ligjore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
