Fatbardha Zogaj-Reka zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave të Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, anëtaret e Kuvendit kanë mbajtur një takim të veçantë, në të cilin kanë bërë përzgjedhjen e udhëheqjes së Grupit të Grave.

Në këtë takim, kryesuese e Grupit të Grave u zgjodh Fatbardha Zogaj-Reka, nënkryetare Doruntina Azizi, ndërsa arkatare Jehona Mustafa.

Gjatë takimit, anëtaret u pajtuan që zgjedhja e kryesueses së Grupit të Grave të bëhet me rotacion, çdo gjashtë muaj.

Ky dakordim synon që përgjegjësia dhe udhëheqja e grupit të ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet anëtareve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeqyteti po e çon bujqësinë përpara!

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka nënshkruar kontrata me 12 fermerët nga …