Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur këtë të premte mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Zariqi.
Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Kuvendit miratuan procesverbalin nga mbledhja e kaluar. Më pas, u shqyrtua raporti financiar për periudhën janar–shtator 2026, për të cilin të pranishmit i njoftoi drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti – Sadiku.
Gjatë kësaj mbledhjeje, u shqyrtua edhe propozim-vendimi për plotësimin e Vendimit nr. 111, të datës 30.09.2026.
Një tjetër pikë e rendit të ditës ishte caktimi i anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilët do të jenë pjesë e këtij mekanizmi konsultativ.
Ndërkaq, pika që ngjalli më së shumti debat ishte propozimi për anulimin e Vendimit nr. 93, të datës 31.07.2026, që ka të bëjë me kompaninë Dakoon.