Dialogu me Serbinë, kusht për përparimin evropian

Në raportin për dialogun, Komisioni Evropian rithekson se perspektiva evropiane e Kosovës dhe Serbisë mbetet e lidhur ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit vlerësohet i pamjaftueshëm, ndërsa të dyja palëve u kërkohet të përmbushin detyrimet e marra përsipër pa vonesa të mëtejshme. Në të kundërtën, ato rrezikojnë pasoja politike dhe ekonomike, si dhe ngecje në procesin e integrimit, në një kohë kur zgjerimi i BE-së ka rifituar dinamikën. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi vlerësohet si më i avancuari në procesin e anëtarësimit. Shqipëria renditet e dyta për nga përparimi, pasi ka përmbushur standardet e ndërmjetme në fushën e sundimit të ligjit. Për të dyja vendet, Komisioni Evropian ka përcaktuar udhërrëfyes me afate konkrete për përmbylljen e mundshme të negociatave. Vlerësimet e draftit nënvizojnë hendekun ndërmjet ambicieve evropiane të Kosovës dhe pengesave të brendshme politike e institucionale që vazhdojnë ta ngadalësojnë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Vrasja e Arlinda Zekajt nuk mund të mbetet pa përgjegjësi politike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, …