Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata refuzoi paraburgimin

Pas marrjes në pyetje në Beograd, gjykata e kishte refuzuar kërkesën për caktimin e paraburgimit deri në 30 ditë. Sipas arsyetimit të saj, lidhjet familjare, personale dhe pasurore të Radoiçiqit me Beogradin, paraqitja vullnetare dhe dorëzimi i pasaportës ishin të mjaftueshme për të siguruar praninë e tij në procedurë përmes masave më të lehta. Atij iu ndalua largimi nga Serbia pa lejen e gjykatës, iu mor pasaporta dhe iu kërkua paraqitja e rregullt në polici. Gjykata i ndaloi gjithashtu hyrjen në Kosovë. Sulmi në Banjskë, në veri të Kosovës, përfundoi me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë përleshjeve u vranë edhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur. Pas ngjarjes, Radoiçiqi, përmes avokatit të tij, mori përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur, duke pretenduar se autoritetet serbe nuk kishin qenë në dijeni të veprimeve të tij. Sipas Nova.rs, udhëzimi i kryeprokurores Dollovac u kërkon 87 prokurorive në Serbi t’i mundësojnë komisionit qasje në dosjet përkatëse. Mosrespektimi i udhëzimit konsiderohet shkelje disiplinore. Shqyrtimi i tanishëm synon të vlerësojë veprimet e ndërmarra nga organet e prokurorisë në këtë rast, ndërsa mbetet të shihet nëse do të evidentohen shkelje apo përgjegjësi konkrete institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Vrasja e Arlinda Zekajt nuk mund të mbetet pa përgjegjësi politike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, …