Ariana Musliu-Shoshi: 44 ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, institucionet ende pa strategji

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesën e një plani konkret për mbrojtjen e historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se 44 ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, ende nuk ka strategji, platformë apo buxhet për këtë qëllim. Musliu-Shoshi ka vënë në pikëpyetje angazhimin institucional, duke theksuar se mbrojtja e luftës së UÇK-së nuk mund të mbetet vetëm në nivelin e deklaratave patriotike apo të formimit të grupeve të punës. Sipas saj, nevojiten veprime konkrete, diplomaci aktive dhe planifikim institucional për ta mbrojtur historinë e luftës çlirimtare. “Çdo ditë e humbur është një ditë më shumë e braktisjes institucionale të çlirimtarëve tanë!”, ka shkruar deputetja e PDK-së. Kritika e saj rikthen në vëmendje kërkesën për një qasje të koordinuar institucionale ndaj procesit gjyqësor në Hagë dhe përpjekjeve për të mbrojtur të vërtetën historike të luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Vrasja e Arlinda Zekajt nuk mund të mbetet pa përgjegjësi politike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, …