Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për mungesën e përparimit në procesin e integrimit evropian, duke vënë në pikëpyetje rezultatet e politikës së saj ndaj Bashkimit Evropian. Tahiri ka deklaruar se aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat, i dorëzuar gjatë qeverisjes aktuale, nuk ka prodhuar zhvillime konkrete dhe se perspektiva e këtij procesi mbetet e paqartë. Duke iu referuar vlerësimeve të Komisionit Evropian, ai ka thënë se mungesa e progresit në përmbushjen e kritereve evropiane bie ndesh me deklaratat e qeverisë për anëtarësim në BE. Sipas Tahirit, Kosova nuk mund të synojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian pa përmbushur paraprakisht kriteret që kërkon ky proces. Ai e ka cilësuar këtë situatë si dështim të politikës shtetërore të integrimit dhe ka paralajmëruar se, nëse vazhdon kjo qasje, integrimi evropian rrezikon të mbetet vetëm një slogan politik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
