Kryetari Sokol Haliti bëri homazhe në 65-vjetorin e lindjes së dëshmorit Gursel Sylejmani

Me rastin e 65-vjetorit të lindjes së dëshmorit Gursel Sylejmani, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe shokët e gjeneratës 1979–1980, së cilës i përkiste edhe dëshmori, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Gursel e Bajram Sylejmani”.
Në fjalën e tij, kryetari Haliti vlerësoi lart jetën dhe veprën e dëshmorit Gursel Sylejmani, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit dhe nderimit të sakrificës së dëshmorëve për lirinë e vendit.
Gjatë këtij përkujtimi, shokët e gjeneratës evokuan kujtime nga vitet e përbashkëta, ndërsa të pranishmit, përmes fjalëve të tyre, nderuan figurën dhe veprën e dëshmorit.
Me këtë rast, u shpalos edhe një pano përkujtimore e përgatitur nga shokët e gjeneratës dhe u mbollën dy drunj dekorativë, në shenjë nderimi dhe respekti për vëllezërit Gursel dhe Bajram Sylejmani.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Janina Ymeri ka shfaqur shqetësime për vonesat që po ju bëhen fermerëve nga Ministria e Bujqësisë për pagesa

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka shfaqur shqetësime për vonesat …