AKK ngre shqetësimin për buxhetin e vitit 2027: Komunat do të kenë më pak mundësi reale për investime

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka paralajmëruar se buxheti i komunave për vitin 2027, ndonëse rritet në 908 milionë euro, nuk garanton më shumë mundësi financiare për pushtetin lokal. Sipas tij, pjesëmarrja e komunave në buxhetin e përgjithshëm të shtetit bie nga 21.7 për qind në vitin 2026, në 21.3 për qind në vitin 2027. Ibrahimi thekson se inflacioni, rritja e pagave dhe detyrimet nga kontratat kolektive do të rëndojnë financat komunale. Sipas përllogaritjeve të AKK-së, mjetet reale për investime, mirëmbajtje dhe shërbime mund të zvogëlohen për rreth 12.6 milionë euro, apo 2.8 për qind. Shqetësimit i shtohen edhe ekzekutimet e vendimeve gjyqësore, përmes të cilave, sipas AKK-së, komunave gjatë vitit 2026 u janë marrë rreth 100 milionë euro. Ibrahimi vlerëson se rritja nominale e buxhetit nuk e kompenson humbjen e fuqisë blerëse dhe zvogëlimin e pjesëmarrjes së komunave në buxhetin shtetëror, duke kërkuar më shumë hapësirë financiare për shërbimet ndaj qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati viziton Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën, paralajmëron vizita edhe te ish-krerët e tjerë të UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me Elbasan …