Presidentja Justina Shiroka Pula priti delegacionin e Rrjetit të Grave të Kosovës, në fokus parandalimi i dhunës ndaj grave

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës, të kryesuar nga kryetarja e Bordit të këtij rrjeti, Nermin Mahmuti, me të cilin diskutoi për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave. Përfaqësueset e RrGK-së e uruan Presidenten për marrjen e detyrës dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në adresimin e çështjeve që lidhen me barazinë gjinore dhe mbrojtjen e grave. Gjatë takimit u diskutua veçanërisht për masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre. Përfaqësueset e RrGK-së propozuan përfshirjen e femicidit në Kodin Penal, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave, mbështetjen e pavarësisë ekonomike të grave, si dhe rritjen e buxhetit për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e Rrjetit të Grave të Kosovës dhe të organizatave të shoqërisë civile në luftimin e dhunës ndaj grave. Ajo shprehu gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e tyre, duke theksuar rëndësinë e veprimeve konkrete, koordinimit institucional dhe angazhimit të vazhdueshëm për garantimin e sigurisë dhe të drejtave të grave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri britanik i kërkon Kosovës respektimin e mandatit të plotë të Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik, Andy Burnham, i ka kërkuar Kosovës që të respektojë mandatin e plotë të …