OVL-UÇK reagon ashpër ndaj Gjykatës Speciale: 240 konferenca nuk e fshehin padrejtësinë!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër pas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për organizimin e 240 konferencave për media, duke e cilësuar të pamjaftueshëm dhe të pavlerë një komunikim publik që, sipas saj, nuk shoqërohet me transparencë reale në proceset gjyqësore. Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, OVL-UÇK ka kritikuar mënyrën se si Gjykata Speciale po e paraqet numrin e konferencave për media si dëshmi të transparencës së saj, duke theksuar se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për statistika të komunikimit, por për drejtësi të paanshme, respektim të të drejtave të njeriut dhe procese gjyqësore që garantojnë standardet themelore të drejtësisë. Në reagimin drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, organizata ka përdorur gjuhë jashtëzakonisht të ashpër. “Znj. Trendafilova, ju dhe Gjykata Speciale që udhëhiqni, jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare!”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së. Organizata ka vënë në pikëpyetje nëse kjo gjykatë ka treguar të njëjtin nivel transparence edhe për shqetësimet e mbrojtjes, ankesat lidhur me kushtet e paraburgimit dhe pretendimet për shkelje të të drejtave të të akuzuarve. Sipas OVL-UÇK-së, numri i konferencave për media nuk mund të përdoret si argument për të dëshmuar drejtësinë e një institucioni, nëse nuk jepen përgjigje për shqetësimet që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e proceseve gjyqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Vuçiqi kërcënon me konflikt me NATO-n, ndërsa retorikën e tij për “mbijetesën e serbëve” po e përsërit edhe Lista Studentore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon ta përdorë retorikën e kërcënimeve dhe të viktimizimit për …