Pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në një trajnim ndërkombëtar në Kroaci, me fokus në avancimin e aftësive taktike dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale për intervenime. Sipas njoftimit të FSK-së, trajnimi me temën ““Trajnim i bazuar në Procedurat Standarde të Veprimit – Standardet e Intervenimit.” është mbajtur në Slunj të Kroacisë dhe është udhëhequr nga instruktorë të Ushtrisë Kroate, përkatësisht të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate. Gjatë trajnimit janë zhvilluar aktivitete të ndryshme praktike, përmes të cilave pjesëtarët e FSK-së kanë avancuar shkathtësitë në fushën e intervenimeve dhe kanë shkëmbyer përvoja profesionale me pjesëtarët e forcave kroate.vFSK-ja ka bërë të ditur se ky bashkëpunim ka kontribuar edhe në forcimin e ndërveprueshmërisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Pjesëmarrja në trajnime të tilla, sipas FSK-së, është pjesë e përkushtimit për ngritjen e vazhdueshme të profesionalizmit, gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
