Përkujtohet në përvjetorin e rënies dëshmori i kombit, Rizah Ahmeti nga Vajniku

Në përvjetorin e rënies, krerët instiucional të komunës së Skenderajt në krye me nënkryetarin e komunës, z. Fadil Nura, kujtuan me respekt dhe krenari dëshmorin e kombit, Rizah Ahmeti nga Vajniku, i cili dha jetën për lirinë e Kosovës.

Sakrifica e tij do të mbetet përherë në kujtesën tonë, ndërsa vepra e tij në shërbim të atdheut do të kujtohet brez pas brezi, ka thënë nënkryetari i komunës Fadil Nura.

Lavdi e përjetshme gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt dhe UNDP vazhdojnë mbështetjen për bizneset lokale, synohet rritja e konkurrueshmërisë dhe zhvillimi ekonomik

Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në …